Kurti: Grenelli më tha unë s’jam për dialog, por për aksion

24 prill 2020 | 09:25

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zbuluar një bisedë mes tij dhe Richard Grenell, emisar special i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Kurti ka thënë se në takimin e tij me Grenellin, para se të formohet qeveria e tij, ai i ka thënë se nuk është për dialog, por për aksion të shpejtë.

Kurti ka theksuar se pas kësaj fjalie të Grenellit kanë filluar të qeshen. “I thashë që duhet të përgatitemi mirë për dialog. Më tha unë s’jam për dialog, por për aksion. Qeshëm me atë që e tha, pasi që unë isha kritik për 15 vjet për mënyrë si dialogohej me Serbinë dhe në momentin kur isha përgatitur për dialog, ata e lanë dialogun. Dëshironin aksion, e jo dialog”, ka thënë Kurti në “Jeta në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në DESK të…