Kurti: Gruaja e vajza ime jetojnë në Prishtinë dhe në Oslo
13 qershor 2023
| 12:04
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se gruaja dhe vajza e tij jetojnë edhe në Kosovë edhe në Norvegji.
Në konferencën për medie që mbajti pas takimit me ambasadorët e Quint-it, Kurti është pyetur nga një gazetare se pse gruaja dhe vajza e tij s’jetojnë në Kosovë, e cila fillimisht ka përmendur pjesëmarrjen e sotme të Kurtit në konferencën “Nuk ka paqe pa gratë”.
“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo dhe jetojnë në të dy vendet pra. Por, kjo nuk do të thotë që kur ato nuk janë me mua unë jam i dhunshëm sepse konferenca ishte ‘Nuk ka paqe pa gratë’. Unë jam paqësor edhe kur janë ato këtu edhe kur s’janë”, ka deklaruar Kurti.