Kurti hap fushatën: Fitores së shkurtit t’ia bashkangjesim atë të tetorit

17 shtator 2021 | 22:52

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit përmes një video-mesazhi.

Me pamje nga fushatat e kaluara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua duke thënë se Kosova ka arritje të pamohueshme sa i përket institucioneve.

“Komuna është fillimi i çdo politike dhe është vendi ku qytetarët ndajnë së bashku të mirat që mund t’i sjellë një politike e ndershme, ashtu si edhe vendi ku ata organizohen për të zgjidhur problemet të vogla e të mëdha që na pengojnë të gjithëve ose ndonjërit nga ne”, shprehet Kurti në këtë video-mesazh.

Kurti thotë se, “Më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike, qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë”.

“Prandaj kam sigurinë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, qytetarët e Kosovës, kudo, do të votojnë për projektin modernizues, të ndershëm e humanistë, të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve”, është shprehur Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka deklaruar se…