Kurti: Hedhja e gazit në Kuvend s’është vepër penale
29 dhjetor 2017
| 10:26
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale.
Ai në gjykatë ka thënë se veprimet e tyre do të mundë të sanksionoheshin me kundërvajtje, por assesi me vepër penale.
“Ne as qe kemi menduar se cilat ligje po i shkelim, sepse preokupimi ynë ka qenë Kushtetuta dhe territori”, ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij përfundimtare.
Para tij në fjalë përfundimtare lirimin e Kurtit nga akuzat e ka kërkuar avokatja e tij Hedie Ademi. Derisa, prokurori ka kërkuar dënimin e Kurtit dhe të akuzuarve tjerë për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend. (Lajmi.net)