
Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku
09 prill 2025
| 11:04
Kryetari i LV-së, njëherit edhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti nuk ka pranuar të flas për refuzimin e ftesës për takim konsultativ nga ana e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti u pyet sot nga gazetarët gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, por nuk është përgjigjur.
Ai nuk dha përgjigje edhe kur u pyet nëse do të ketë ftesa për takime me partitë tjera.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për një takim konsultativ me qëllim të konsultimit për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.