Kurti: Hetimet do të zbulojnë për kë bëhet fjalë. Pse bash në manastir dhe pse në këtë kohë?
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ngjarja në veri po zhvillohet në rrethinën e një manastiri, ku një formacion kriminal ushtarako-policor po dëshiron ta shndërrojë në rrethanë lufte e krimi këtë gjë.
Kreu i qeverisë ka thënë se hetimet do të zbulojnë në hollësi se për kë bëhet fjalë, duke pyetur se pse bash në manastir dhe pse bash në këtë kohë po ndodh kjo ngjarje.
“Besoj se sot kur e gjithë Kosova është e pikëlluar pas vrasjes mizore që pësoi rreshteri ynë Afrim Bunjaku, t’ua lëmë këtë gjë profesionistëve. Po paraqesim këtu në ekran që tragjedia që po e pësojmë, ku e ka shkakun”, ka thënë Kurti.
Për sa i përket cilësimit nëse ky është një agresion ndaj sovranitetit të vendit, Kurti ka thënë se për këtë do të vendosin ekspertët e sigurisë.
Kurti tha se personat e armatosur me gjasë janë edhe në shtëpitë rrotull, sepse sipas tij, nuk janë të gjithë brenda manastirit.