Kurti: Historia e familjes Kaçiku është shembull i kontributit e sakrificës për atdheun deri në vetëflijim
Sot në përvjetorin e rënies heroike të komandantit Ahmet Kaçiku, kryeministri Albin Kurti ka nderuar kujtimin dhe sakrificën e tij.
Kurti theksoi rolin e Kaçikut në mbrojtjen e trupave të 45 viktimave në masakrën e Reçakut, duke vlerësuar kontributin e familjes Kaçiku në luftën për liri dhe atdhe.
Ai e përkujtoi komandantin Ahmet Kaçiku si një simbol të përkushtimit dhe sakrificës sublime për Kosovën.
“Sot 26 vjet më parë, Komandanti Ahmet Kaçiku ra heroikisht në një betejë e sakrificë sublime, gjersa mbronte trupat e 45 të vrarëve e të masakruarve nga forcat serbe në Reçak vetëm katër ditë më herët. I kthyer nga mërgimi, si luftëtar i dalluar e patriot, ai ndoqi gjurmët e gjyshit të tij Bajram Kaçiku, në mbrojtje të trojeve shqiptare. Historia e familjes Kaçiku është shembull i kontributit e sakrificës për atdheun deri në vetëflijim”, ka shkruar Kurti nw “Facebook”.