Kurti i bën thirrje sërish mërgatës që të regjistrohen për të votuar
26 dhjetor 2024
| 12:20
Në një video që duket të jetë bërë nga xhipi i tij, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje sërish mërgimtarëe që të regjistrohen për të votuar.
Derisa ky proces përfundon sot, Kurti u ka bërë thirrje atyre që të regjistrohen.
“Mërgatë e dashur, ju falenderoj që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta, andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësimet që i kemi bërë për ju, për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, kjo është video e katër që Kurti e publikon, duke u bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar.