Kurti, i bindur se Kosova nuk do të zbrazet pas 1 janarit

16 nëntor 2023 | 15:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur kritikave të partive opozitare, ka thënë se në qeverisjen e tij janë dyfishuar eksportet edhe investimet e huaja.

Sipas tij, qeveria shquhet për investime në katër fusha, në mbrojtje e siguri, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Kurti ka thënë se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja nuk mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.

Kurti ka thënë se liberalizimi i vizave i ndihmon komunitetit të biznesit dhe studentëve

“Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova. Ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ekonomik”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DRITON AVDIU, shpall te pavleshme diplomen e dhe deftesat shkolles…