Kurti, i bindur se krizës energjetike të ngritjes së çmimeve do t’u jepet zgjidhje

27 tetor 2022 | 16:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën me titull: “Politikat publike në Francë”, të organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, ka thënë se krizës energjetike e ngritjes së çmimeve do t’u jepet zgjidhje.

Kurti ka thënë se përpos prioritetit që e ka për punësim e ekonomi të mirëfilltë, kultura e arti zë vend në programin qeverisës.

Ai ka përmendur edhe ndarjet e mjeteve që i ka bërë në kuadër të pakove të ndryshme.

“Jemi të përgjegjshëm se duhet të angazhohemi bashkërisht. Si kryeministër dhe socialdemokrat, perspektiva ka dy çështje, e bën maksimumin në shoqëri. Demokracia dhe publiku shkojnë bashkë dhe këto dyja nuk janë formuar për një ditë dhe burimi i tyre gjendet në një fushë, e sidomos në krijimtari”.

“Jemi të kujdesshëm për historinë e qytetit, ku jemi dëshmitarë se fshatrat po zbrazen dhe qytetet po mbushen, e pikërisht qytetari duhet të jetë bartës i publikut dhe politikës. Pikërisht jemi në Prishtinë ku organizohet Bienalja”.

“Qeveria ka hapur bursa për studentët e artit dhe fushave tjera, gjithsej 30 fusha të kësaj do të mbështeten me 300 mijë euro çdo vit, që t’i plotësojmë zbrazëtirat në një të ardhme të afërt”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe ndarjet e mjeteve për më shumë se një milion euro nga MKRS-ja.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se bashkëpunimi Kosovë-Francë në kulturë është i shkëlqyeshëm. Ai ka thënë se arti e kultura janë shumë profitabile në ekonominë e një shteti. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson është thënë se po mendon nëse…