Kurti i buzëqeshur niset për në Bruksel për t’u takuar me Vuçiqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimi i 2 majit mes Kurtit dhe Vuçiqit me praninë e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, cilësohet i rëndësishëm.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, që mbahet më 2 maj në Bruksel, do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ndërsa, Kurti, ka deklaruar se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.
Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë në një intervistë për mediumin korat “Hina”, në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.