Kurti i del në mbrojtje Rozeta Hajdarit, sulmon sërish Prokurorinë e Shteti: “Më 10 shkurt s’ka pse del në punë”

03 shkurt 2025 | 20:14

Kryeministri Albin Kurti e ka sulmuar sërish Prokurorinë e Shtetit, gjatë një tubimi të mbajtur sonte në Gjilan. Ai ka thënë se Prokuroria është shndërruar në parti politike opozitare.

Si zakonisht, është marrë me prokurorët e Prokurorisë Speciale, teksa i ka dalë në mbrojtje Ministres Rozeta Hajdari, e cila është intervistuar në cilësinë e të pandehurës, lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore. Për këtë rast, Prokuroria e ka ftuar për intervistim edhe Kurtin si dëshmitar, mirëpo ai ende nuk është paraqitur në prokurori e ka kërkuar të intervistohet në zyrën e tij në Kryeministri, shkruan Reporteri.net.

“E meqenëse partia me e re politike, Prokuroria e Shtetit nuk do të ketë deputetë në legjislaturën e nëntë, atëherë le të shkojë në shtëpi. Më 10 shkurt s’ka pse del në punë se s’janë tu ba punë. Le të rrinë në shpi. E ne do ta kemi gjyqësorin e ri,..e jo më kësi prokurorësh që Radoiçiqit ia heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, ka thënë Kurti”, ka deklaruar Kurti në Gjilan.

Ai tha se edhe Prokuroria “ka me i humb zgjedhjet” më 9 shkurt.

“ Ju po e shihni që fatkeqësisht Prokuroria e shtetit është shndërruar në një parti politike opozitare, por edhe ata kanë me i humb zgjedhjet më 9 shkurt, sikur partitë opozitare ashtu edhe prokuroria e shtetit që u bë si parti opozitare ka me i humb zgjedhjet me 9 shkurt. Por, a e dini çka, pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputet në kuvend qysh mundet me i pas naj parti opozitare, nëse kanë fat me kalu pragun partitë opozitare”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me pesë mijë euro javën e kaluar për një postim ku sulmohej Prokuroria e Shtetit.

Ankesa ishte paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës të premten e 24 janarit pranë PZAP-së për LVV-në, për deputeten Albena Reshitaj e cila në llogarinë e saj në Facebook kishte publikuar një fotografi në një nga tubimet e këtij subjekti politik, e që në të ishte e vendosur parulla ku shkruante “Prokuroria e Kosovës e kapur nga hajnat. Qeveria Kurti i çoi në Gjykata 250 lëndë, atdheu në rrezik, mërgata voton LVV”.

PZAP e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e PDK-së, dhe partia në pushtet detyrohet që brenda 15 ditësh të paguaj gjobën prej 5 mijë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, ka…