Kurti i dëshiron shërim të shpejtë Mustafës
13 korrik 2020
| 13:34
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dëshiruar shërim të shpejtë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili ka dalë pozitiv me Covid-19.
Ai gjithashtu iu ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga Covid-19.
“Me këtë rast, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi Corona dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë secilit qytetar të sëmurë, deputetëve të infektuar si dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)