Kurti i drejtohet serbëve të Kosovës me një videomesazh: Regjistroni veturat me targat RKS

03 korrik 2022 | 19:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje në gjuhën serbe qytetarëve serbë të Kosovës, që ta bëjnë regjistrimin e veturave me tabelat RKS dhe jo duke mbajtur tabelat ilegale.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se procesi do të bëhet nga 1 gusht deri me 30 shtator, derisa ka treguar se lehtësimet që janë bërë për pajisjen me targa RKS.

“1 gusht deri me 30 shtator në 34 qendra të regjistrimit, do të jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale, në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën RKS”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe…