Kurti i falënderon punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, AME-s e KRU Prishtinës: Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme

30 nëntor 2024 | 09:44

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve e shtetit, të cilët theksoi se po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.

Ai tha se po bëhet një punë profesionale dhe e jashtëzakonshme orë pas ore.

“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.

I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve terroriste…