Kurti i gëzohet rikthimit të deputetes Saranda Bogujevci në Kuvend
21 dhjetor 2018
| 14:46
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje(LV), Albin Kurti, ka mirëpritur kthimin e deputetes Saranda Bogujevci në Kuvend pas një operacioni të kryer në Mançester.
Ai ka rikujtuar se Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999 dhe se tani është duke u rikuperuar nga këto plagë.
“Saranda u rikthye në Prishtinë nga Mançesteri. Pjesa e parë e operacionit të rikuperimit nga plagët e luftës ka shkuar siç është më së miri. Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/