
Kurti: I kemi dalë hakut flijimit
17 shkurt 2025
| 09:46
Është ngritur sot në mënyrë solemne flamuri i Republikës së Kosovës për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përmendur zhvillimin ekonomik dhe të qenit, sipas tij, shembull në siguri.
“Padyshim që mund të jemi krenar që i kemi dalë hakut sakrificës e flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve, kontributit të jashtëzakonshëm edhe të rezistencës paqësore edhe asaj të armatosur, invalidëve, veteranëve të UÇK-së dhe të gjithë veprimtarëve që qëndruan në kohë të vështira, në mënyrë që ne të kemi kohë të mira”, ka thënë Kurti.