Kurti i kujdesshëm: Francën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner
30 gusht 2024
| 12:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për marrëveshjen në mes Francës dhe Serbisë për blerjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale”.
Megjithatë, Kurti është treguar i kujdesshëm.
Në përgjigjën e tij, Kurti ka theksuar se Franca është vend mik, aleat e partner.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, ka thënë Kurti.