Kurti i kundërpërgjigjet Escobarit nëpërmjet Vetëvendosjes së Tiranës: Le t’i gjejë ata që e duan ‘Zajednicën’

14 dhjetor 2022 | 12:00

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë bashkësi të projektuar të komunave me shumicë serbe, anëtarë të këtij subjekti politik janë rikthyer ta quajnë “Zajednicë”, si në kohën kur LV-ja ishte në opozitë.

Enis Sulstarova, themelues i degës së LV-së në Shqipëri, ka thënë se qeveria nuk do ta pranojë “Zajednicën”, duke iu përgjigjur kështu deklaratave të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha të martën se punët për themelimin e Asociacionit duhet të nisin menjëherë.

“‘Zajednicën’ nuk e pranojnë LVV-ja, qeveria Kurti, GjKK-ja, shumica parlamentare, populli në përgjithësi, sektore e organizata të shoqërisë civile. Ata që e duan në Kosovë le t’i gjejë Eskobari se kush janë”, ka shkruar Sulstarova në “Facebook”.

Escobari ka thënë se Kosova e ka obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne do ta kemi asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të mësohet finalisti i fundit i Kampionatit Botëror…