Kurti i lumtur me përurimin e ambasadës në ShBA: Dëshmi për aleancën tonë
24 maj 2024
| 13:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me përurimin e ambasadës së Kosovës në Amerikë.
Ai ka thënë se ky përurim, është dëshmi e forte dhe festë për aleancën e Kosovës me ShBA-në.
“Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.
Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Uashingtonit të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe ‘Rruga e Ambasadave’. Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.