Kurti i mbledh ministrat, ky është rendi i ditës
Me fillim nga ora 10:00, kryeministri Albin Kurti do të mbledhë kabinetin qeveritar.
Zyra e kryeministrit ka publikuar rendin e ditës ku do të diskutohen 20 pika.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.
Në pikën 2 thuhet se në këtë mbledhje do bëhet shqyrtimi për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Drejtësia”.
Poashtu do diskutohet për rrugën Kijevë-Zahaq, saktësisht segmenti Kijevë-Dollc. Do të shqyrtohet propozim-vendimi për shpronësim i pronave të paluajtshme.
Edhe për autostradën Prishtinë-Gjilanë, do të shqyrtohet vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme në segmentin rrugor Banullë-Bresallc.
Do të diskutohet për njohjen dhe konvertimin e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në këtë mbledhje do bëhet shqyrtimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes për ekstradim mes Kosovës dhe Malit të Zi.