Kurti i njofton ministrat se sot në orën 10:00 kanë mbledhje
10 maj 2023
| 08:46
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 10:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje nuk janë dhënë.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e qeverisë këtë muaj. E fundit është mbajtur më 29 prill.