Kurti i ofron mbështetje ministrit të Shëndetësisë

17 nëntor 2021 | 16:30

Në ditën e parë të punës, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti, i cili i ka ofruar mbështetjen e parezervë të Qeverisë për forcimin e shërbimeve shëndetësore.

Në njoftimin e MSh-së është thënë se kryeministri në këtë takim është njoftuar për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19.

“Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, në ditën e tij të parë të punës ka pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Gjatë takimit me Ministrin Latifi, Kryeministri Kurti u njoftua për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor. Kryeministri Kurti i uroi Ministrit Latifi detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar ndaj…