Kurti, i padijshëm për të realizuar agjenda shtetërore

30 janar 2025 | 07:37

Kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi, ka shprehur bindjen se partia ku bën pjesë ai do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abazi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka treguar se nuk është i pjekur dhe i ditur për të realizuar agjenda shtetërore.

“Ne do të vijmë në pushtet. Unë jam i bindur që ne do të vijmë në pushtet sepse Kurti nëse ka bërë një gjë e ka tregu sidomos gjatë kësaj fushate që nuk është i pjekur, rrjedhimisht edhe i padijshëm që të realizojë agjendën shtetërore”, ka deklaruar ai.

Më tutje, ai tha se qasja e tyre për veriun është integrimi në NATO.

“Veriu është pjesë e territorit të Kosovës… Qasja jonë për veriun është integrimi në NATO. Në momentin kur Kosova bëhet anëtare e NATO-s çështjet e brendshme mbeten të brendshme të Kosovës, sigurohen kufijtë e Kosovës… Policia duhet që të veprojë në çdo pjesë të Kosovës kur ka nevojë të intervenohet, por mbajtja e jetës së përditshme me polici është e pamundur”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të…