Kurti i përgjigjet opozitës: Unë nuk kam ndryshuar as qëllime dhe as qëndrime

22 qershor 2022 | 12:54

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për energjinë me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndryshuar as qëllime dhe as qëndrime.

“Unë nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta”, ka thënë Kurti,

Deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit kanë kërkuar nga Kurti që të deklarohet se çfarë ndodhi me kauzën e tij sa ishte në opozitë, që nuk e pranonte këtë marrëveshje të energjisë.

Deputetët e opozitës kanë theksuar se nuk do ta përdorin fjalorin e Kurtit sa ishte në opozitë që kryeministrat e mëparshëm i quante tradhtar në lidhje me ketë marrëveshje, e që sot qeveria e tij është pajtuar.

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, i ka kujtuar Kurtit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu kur gjuanin me vezë në atë kohë Isa Mustafën.

“Ju vërtetë jeni mashtrues”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës, gjatë seancë së sotme, ka votuar për…