Kurti i pikëlluar nga lajmi për tornadon shkatërruese që goditi shtetin amerikan Iowa

06 mars 2022 | 21:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i pikëlluar nga lajmi për tornadon shkatërruese që goditi të dielën shtetin Iowa në SHBA. Ai iu shprehu ngushëllime viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.

Tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë.

“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Në Iowa jetojnë mijëra shqiptarë, derisa Forca e Armatosur e Kosovës (FSK), bashkëpunon me Gardën Kombëtare të këtij shteti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci e ka fituar ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 18-të,…