Kurti i pret në zyrë policët që u përballën me kontrabandistët në veri, disa prej tyre të lënduar

17 korrik 2022 | 19:23

Kurti i pret në zyrë policët që u përballën me kontrabandistët në Leposaviq

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka pritur të dielën në takim pesë policët të cilët morën lëndime si pasojë e një sulmi në Veri të Kosovës, pasi synonin ta ndalin një mjet transportues që donte të kontrabandonte.

Kështu Kurti ka kritikuar edhe prokurorinë, duke thënë se në mungesë të punës efikas të prokurorisë “aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara”.

“Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot policët, pjesëmarrës në aksionin e mbrëmshëm kundër kontrabandës në Leposaviq, përfshirë ata që u lënduan, dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve.

Kryeministri Kurti shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre për të qenë në krye të detyrës, teksa u uroj shërim të plotë sa më të shpejtë.

Ai theksoi që shteti ligjor dëshmohet me punën e zellshme të prokurorisë dhe efikase të gjyqësorit. Në mungesë të këtyre të fundit, aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara. E për të dëshmuar përkushtimin dhe aftësinë në vendosjen e sundimit të ligjit, duhet pritur veprimet e mëtutjeshme të prokurorisë, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti shtoi se luftimi i krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjshmërisë mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se për këtë Policia e Kosovës gjithmonë do ta ketë mbështetjen e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sikur të ishte…