![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/vlora-citaku.png)
Kurti i quajti ‘hajvana’ partitë opozitare, Çitaku: Çfarë turpi! Keqardhje për të!
10 shkurt 2025
| 08:39
Sekretaresha e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar fjalimin e sotëm të Albin Kurtit gjatë festës së LV-së në sheshin e Prishtinës. Kurti i quajti ‘hajvana’ partitë opozitare.
Çitaku thotë se shfaqje aq të turpshe nuk mundeni me pa nga asnjë lider politik.
Sipas saj, kjo shfaqje e Kurtit është për keqardhje duke thënë se u karakterizua me ‘Çirrje, sharje e mallkime’.
“Çfarë shfaqje e turpshme e Kryetarit të VV sonte. Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjetë një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik.
Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, tha ajo.