Kurti i shkruan letër Thaçit edhe pas takimit: Konsultimet me partitë politike nuk kanë bazë kushtetuese
01 prill 2020
| 13:40
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar edhe një letër sot presidentit Hashim Thaçi, edhe pas takimit që pati me të orë më parë.
Përmes kësaj letre, Kurti ka thënë se konsultimet e presidentit me partitë politike nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Kosovës.