Kurti i thërret ministrat në mbledhje, sot emëron drejtorin e ri të policisë
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë pritet të emërohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tashmë e ka rekomanduar për drejtor të përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën, i cili pritet që për pesë vjet të drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.
Në pikën 2 të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-172. Kjo pikë e rendit të ditës do të prezantohet nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve.
Po në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe shqyrtimi i draftit të deklaratës së prioriteteve afatmesme të qeverisë 2024-2026.