Kurti i thërret në takim në Qeveri kryetarët e komunave
30 gusht 2021
| 22:06
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar për nesër në takim kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar rreth pandemisë dhe situatës së krijuar me koronavirus.
Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Takimi pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës, raporton Klan Kosova.
Asociacioni i Komunave të Kosovës më herët tha se Qeveria Kurti harroi t’i përfshijë ata në Komitetin për Vlerësim të gjendjes së pandemisë, të themeluar sot.