Kurti i thotë Borrellit se dialogu nuk është neglizhuar nga ai

29 prill 2021 | 14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që është thirrur nga përfaqësues i jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për medie pas takimit me Borrellin ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është neglizhuarnga ai dhe Qeveria e tij.

“Dialogu nuk është neglizhuar nga ne. Prandaj zëvendëskryeministri i ri është i angazhuar me këtë çështje”.

“Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që ju keni organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Dhe ne në këtë mënyrë besoj se do ta zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut për t’i realizuar marrëveshjet e arritura. Ju mund të llogarisni në gatishmërinë time”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka folur pas takimit…