Kurti: I trishtuar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari

23 nëntor 2021 | 11:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i trishtuar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe është lutur për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.  Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve rajonale…