Kurti ia uron 31-vjetorin e themelimit Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

29 korrik 2021 | 13:09

Në përvjetorin e 31-të të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak, kryeministri Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryetarit të kësaj partie, Sulejman Ugljanin.

Kurti ka vlerësuar kontributin e kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve në ish-Jugosllavi dhe angazhimin kundër diskriminimit etnik e fetar.

“Në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj rastin t’ua uroj përvjetorin e 31-të të themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak. Partia e Aksionit Demokratik ka qenë prijëse e përfaqësimit politik të boshnjakëve në ish- Jugosllavi, derisa ju si dega e saj në Sanxhak, nuk keni pushuar së luftuari për liri e barazi, për drejtësi e mirëqenie, për të gjithë, kundër diskriminimit etnik e fetar ndaj popullit tuaj. Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë”, ka thënë Kurtin në urimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një urë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e ndërtuar…