Kurti ia uron fitoren presidentes së Moldavisë

04 nëntor 2024 | 13:26

Pas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Maia Sandun për postin e ri si presidente e Moldavisë.

Në një postim në “X”, kryeministri thote se Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së.

“Urime Maia Sandu, në fitoren tuaj elektorale. Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së. Ne e admirojmë forcën e popullit moldav dhe udhëheqjen tuaj në përballjen me sfidat e këtyre zgjedhjeve. Mezi pres të punojmë bashkë drejt qëllimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar kryeministri Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dardanica Group” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…