Kurti: Idriz Ajeti do të jetojë në kujtesën e popullit tonë aq sa do të jetojë gjuha shqipe
13 shkurt 2019
| 16:00
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni dhe Liburn Aliu, ka bërë homazhe para arkivolit të akademik Idriz Ajeti, i cili ka ndërruar jetë të mërkurën.
Me këtë rast Kurti në librin e përkujtimeve ka shënuar: “Një shekull jetë për gjuhën, për gjuhën e një kombi i cili, para së gjithash, është gjuhë. Nga studiues i gjuhës shqipe te profesori kulminant i saj, nga kryetar i AShAK-ut të kryetar i Kuvendit të Kosovës, akademik Idriz Ajeti do të jetojë në kujtesën e popullit tonë po aq sa edhe vetë gjuha e popullit. Gjurmimet albanologjike në thellësinë dhe gjerësinë e tyre, e përjetësojnë Prof. Idriz Ajetin në lartësinë dhe largësinë e të ardhmes sonë”.
/Epoka e re/