Kurti infektohet me Covid-19
28 tetor 2020
| 10:11
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me Covid-19.
Kurti ka bërë me dije se para dy ditësh ka pasur simptoma si kokëdhembje dhe koll, prandaj është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton “Epoka e re”.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.