Kurti inkurajon ekipet kërkuese për policët e zhdukur
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka thënë se lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë është tronditës për familjen, kolegët dhe gjithë opinionin publik.
Ai ka inkurajuar ekipet kërkuese të FSK-së, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjet e tyre.
Postimi i plotë i Kurtit në profilin e vet në “Facebook”:
Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.
Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrëfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.
Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrëfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre.