Kurti insiston: Reciprociteti do të ndodhë

03 mars 2020 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si qeveri i kanë të kthyer “veshët” kah bizneset.

Duke folur në punëtorinë e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ai edhe një herë ka thënë se Kosova do ta vë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke përmendur edhe barrierat tregtare me të cilat përballen biznesmenët kosovarë në Shqipëri.

“Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFTA-s. Reciprocitet do të ndodhë, jo sepse kemi vendosur të sillemi ndryshe , por se kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur, siç jemi shpallur, siç jemi”.

“Reciprociteti është vlerë barazie para se të jetë masë kundërvënie. Duhet ta ndihmojmë biznesin vendas që të rritet punësimi, prodhimi, zhvillimi dhe paga mesatare në sektorin privat”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se përgjysmimi i pagave të kabinetit, krijimi i grupit të vettingut, ndihmat për Shqipëri dhe ndihmat pas erës në Dukagjin, shkarkimi i 14 konsujve, anulimi i lagjes pranë Badovcit, anulimi i tenderi për Bechtel-in kanë dominuar muajin që lamë pas si dhe fjalët reciprocitet dhe tarifë.

“Qytetarët e kanë kuptuar se çfarë është reciprocitet përveç të disave në parlament. Sot bëhen një muaj prej kur jam zgjedhur kryeministër dhe besoj se edhe kritikët më të mëdhenj e kanë parë se ne kemi qenë të zënë me punë në Qeveri pa asnjë festë që arritëm të zgjedhemi. Kanë festuar qytetarët, por jo edhe qeveritarët e rinj”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 13 deri më 16 mars në Prishtinë do të…