Kurti insiston të intervistohet në zyrë nga prokurorët: Nuk kam informacion të ri për këtë çështje

06 janar 2025 | 16:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sërish çështjen e intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore.

Ai ka thënë se është i gatshëm të intervistohet në kryeministri.

“Nuk kam informacion të ri, jam ftuar si dëshmitar për të dëshmuar për një rast, jam i gatshëm, i vullnetshëm për të dëshmuar. Nuk e kam refuzuar kërkesën, kam shprehur gatishmërinë e vullnetin tim si dhe kam bërë ftesë prokurorisë që të intervistohem në ambientet e kryeministrisë shpresoj që kjo të realizohet. Unë jam i interesuar që prokuroria e gjyqësori të jenë sa më efikas, të jenë sa më mbështetës për drejtësinë, qysh është edhe vet qeveria”, ka thënë Kurti për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Austrisë i dha sot mandatin udhëheqësit të partisë…