Kurti ironizon me Prokurorinë e Shtetit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar një status jo të zakonshëm.
Këtij statusi, Kurti ia ka bashkangjitur një fotografi të shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili është duke folur kinse në telefon me Zyrën e Prokurorit të Shtetit.
E gjitha biseda ironike të cilën e ka paraqitur Kurti ndërlidhet me procesin gjyqësor të “Syrit të Popullit”.
Postimi i plotë i Kurtit:
-Alo, mirëdita.
– Mirëdita.
– Unë jam Zana nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Po flas me deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca?
– Po, unë jam.
– Prokurori i Shtetit ju kërkon të vini për një bisedë lidhur me Kallëzimin Penal që keni bërë me datë 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Na vjen keq që nuk ju kemi thirrur më herët, por a mund të vini nesër, të premten, në ora 10:00?
– Ka tre muaj që pres këtë thirrje. Sigurisht që do të vij. Bëhet fjalë për kallëzimin tonë penal ndaj presidentit dhe kryeparlamentarit, që kanë gënjyer dhe shpifur nën betim në gjykimin kundër të ashtuquajturit “Syri i Popullit”, apo jo?
– Po, ashtu keni thënë në kallëzim penal.
– Aty do të jem. Ju faleminderit. A e keni ftuar edhe Albin Kurtin?
– Po, porsa mbarova bisedën me të. Edhe ai do të vijë.
– Shumë mirë. Atëherë mirupafshim nesër.
– Mirupafshim. Ju faleminderit z. Konjufca.
* * *
Thjesht dhe qartë. Vetëm sikur të ishte edhe e vërtetë.
/Epoka e re/