Kurti: Ismet Peja me talentin e tij ngriti traditën qytetare të këngës në Gjakovë

23 nëntor 2020 | 14:04

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen Peja me rastin e vdekjes se këngëtarit të muzike popullore, Ismet Peja.

Kurti ka thënë se Ismet Peja me zërin e tij ka ngritur në nivelin më të lartë traditën qytetarë te këngës në Gjakovë.

“Në moshën tetëdhjetë e tre vjeçare qenka shuar sot mjeshtri gjakovar i muzikës popullore, Ismet Peja.
Bir i një këngëtari, Ismet Peja e ngriti në nivel të lartë, me talentin e tij, traditën qytetare të këngës në Gjakovë, duke kontribuar edhe vetë, me këngë të reja në traditën e vjetër. Interpretimet e tij muzikore ishin të rëndësishme, ruanin pjesë të rrënjëve tona, na kujtonin lidhjet e ngushta të Gjakovës, jo vetëm me Prizrenin e Pejën, por edhe me Beratin, Elbasanin e Shkodrën, kontribuonin në ndërtimin e vazhdueshëm të bashkësisë sonë kombëtare, ndërtim i cili kurrë nuk ndalet. Dëshiroj të ngushëlloj familjarët e Ismet Pejës, shokët e kolegët e tij të Shoqërisë Muzikore ‘Hajdar Dushi’, si dhe gjerësisht muzikantët dhe adhuruesit e muzikës popullore shqiptare për humbjen e këtij fisniku të madh të këngës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka mbajtur të…