Kurti iu bën thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat e veturave në RKS
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot ka folur rreth pajisjes së qytetarëve serbë me targat RKS.
Kurti iu ka bërë thirrje atyre që t’i konvertojnë targat e automjeteve nga “PR” “PZ” “KM” në “RKS”.
Ai ka theksuar se dokumentet e hyrje-daljes se pengojnë lirinë e lëvizjes.
“Përgjatë muajit korrik kemi vënë njoftime mbi vendimet tona për targa dhe sqarimet për procedurat. Edhe unë vet jam përfshirë në fushatën e informimit. Përballë fushatës sonë të informimit, u ngrit një fushatë e dezinformimit e cila nxiste frikë e destabilitet. Barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit. Konvertimi i targave i shërben rendit dhe ligjit. Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për tu pajisur me këtë dokument është 20 sekonda, ndërkohë në Serbi duhet të presim rreth 10 e mbi 60 minuta për të njëjtin dokument. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit, kur do të fillojnë së zbatuari dy vendimet tona”, ka deklaruar Kurti.