Kurti iu çon bakllavë policëve të Kosovës në Mitrovicë të Veriut, shoqërohet nga Sveçla
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Kurti ka treguar se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e policisë së Kosovës tek Kroi i Vitakut.
Kurti u ka dërguar policëve edhe bakllava me rastin e festës së Kurban Bajramit, derisa thotë se përgatitja e lartë profesionale e tyre është garanci për zbatim të ligjit dhe për sigurinë që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim.
Kurti në njofitmin e tij ka treguar se kanë qëndruar edhe në kampin “Belvedere”.
“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, ka shkruar Kurti./Express/