Kurti: Jam i përkushtuar për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes drejt normalizimit

27 maj 2023 | 20:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e futbollit FC Liria ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies…