![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/kurti-23.jpg)
Kurti: Janë dy mënyra të bërit opozitë, te ju s’po e shoh asnjërën
03 mars 2023
| 01:29
Kryeministri Albin Kurti i ka kritikuar partitë opozitare për bërje të opozitës.
Nga foltorja e Kuvendit, ku po zhvillohet debati për pranimin e propozimit evropian, ai ka thënë se janë dy mënyra për të bërë opozitarizëm dhe se tek partitë opozitare nuk po e sheh asnjërën.
“Si kam bërë unë opozitë dhe si po bëhet tash. Unë besoj se për opozitarizëm janë dy mënyra: [1] e kritikës racionale, [2] zemërimit revolucionar”.
“Bën edhe të dyja, por te ju nuk po e shoh asnjërën”, ka theksuar Kurti.