Kurti: Janë së paku 30 ushtarakë dhe policë profesionistë serbë që po sulmojnë ende
Janë 30 persona të armatosur – profesionistë ushtarakë dhe policorë serbë që po vazhdojnë ende sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Kshtu ka njoftuar në konferencëntë jashtëzakonshme për medie kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë konferencë janë publikuar pamjet ku shihen autoblinda ushtarake e policore brenda oborrit të Manastirit të Banjskës.
“Sulmet mbi policinë tonë duke vazhduar, janë së paku 30 ersona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen në rrethimin e forcave I ftoj të dorëzohen. Janë së paku 30 të tillë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë Afrim Bunjaku dhe kanë plagosur Alban Rashiti”.
“Ne do t’u përgjigjemi terrorit dhe terroristëve. Ne jemi në anën e drejtë, po punojnë për siguri dhe rend e ligj. I ftoj të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi, të lejojnë institucionet”.
“Janë formacion ushtarak që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. I ftoj të dorëzohen”, ka thënë Kurti.