Kurti: Jemi përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë 

10 shkurt 2021 | 16:26

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka ftuar edhe njëherë qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt.

Përmes një video-mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se qytetarët janë përballë një referendum të dytë për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Postimi i plotë i Kurit:

Qytetarë të dashur,

Në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm Drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë.

30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë.

Dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin.

Prandaj duhet të dalim të gjithë, dhe secili, për ta bërë ndryshimin e madh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajredin Hyseni i ka dhënë…