Kurti: Jemi të lirë, por ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite

12 qershor 2022 | 15:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë aktivitetit “Eksodi në liri”, që është mbajtur në Bllacë të Hanit të Elezit,ka thënë se sot bëhen 23 vjet nga çlirimi i vendit.

Ai ka thënë se në kohën kur është dashur të dëgjohet “zëri ynë historik, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht”.

“Kjo datë na kërkonte një shpejtësi të re, një organizim të ri, kur duhet të nguteshim dhe të përcaktonim qëllimet tona në mënyrë të qartë, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht pa menduar fort ne vetë. Për të bërë luftën, ne e morëm vetë vendimin, për të bërë paqen dhe për të ndërtuar shtetin, ne prisnim këshilla e udhëzime e urdhëra nga të tjerët dhe nuk dëgjonin se çka na thoshte zëri ynë i brendshëm historik. Prandaj, sot duhet kujtuar të gjitha, që jemi të lirë por ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wesley Sneijder, tani në pension në moshën 38-vjeçare, ka vlerësuar…