![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti-konf.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
09 shkurt 2025
| 23:42
Në orët e vona të së dielës, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për medie pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në fjalën e tij, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim për qeverisjen e tij. “Jemi të parët, ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re”, tha ai.
Kurti theksoi se do të vazhdojnë me punët e nisura, duke shtuar se qytetarët kanë treguar se janë kundër oligarkëve.
“Kemi pasur premtime absurde nga opozita, të cilat kanë krijuar një atmosferë irracionale”, u shpreh ai.